
Përmbledhje e angazhimit dhe raportimi i opinionit Në bazë të evidencës së siguruar përfshirë rezultatet e testeve të kontrolleve të kryera dhe procedurave thelbësore, audituesi përgatit një përmledhje të konkluzioneve dhe gjetjeve të auditimit me qëllim për të arritur një konkluzion mbi opinionin e tij. Përpara lëshimit të raportit, ai verifikon që ka qënë në pajtueshmëri me të gjitha kërkesat.

Në kontekstin e Entiteteve të Vogla dhe të Mesme, kryerja e këtij verifikimi me një pyetësor të përshtatur duhet t’i lejojë audituesit të kontrollojë pajtueshmërinë dhe të dokumentojë trajtimin e vijimësisë, ngjarjeve të mëvonshme dhe të komunikojë me personat e ngarkuar me qeverisjen.

Audituesi takohet me klientin e adutitimit në përfundim të angazhimit për të paraqitur konkluzionet e arritura. Raporti në vijim, e destinuar për drejtimin e entitetit, e bën më të lehtë për të drejtuar mbledhjen:

Përgatitja e një memorandumi përmbledhës si shtesë e raportit të gjetjeve të auditmit i lejon audituesit të vendosë jo vetëm mbi opinion që do të shprehë por edhe mbi vazhdimin e angazhimit për periudhën tjetër:

Përpara përgatitjes së raportit të audituesit mbi pasqyrat financiare, audituesi siguron nga klienti i tij deklarimet me shkrim që konfirmojnë se ai beson që ka përmbushur detyrimet e tij për përgatitjen e pasqyrave financiare dhe për plotësinë e informacionit të siguruar për audituesin, dhe të mbështesë evidencat e tjera të auditimit të rëndësishme për pasqyrat financiare ose pohime specifike:

Reagimi ndaj rrezikut & Sigurimi i evidencës së auditimit
Audituesi ushtron gjykimin profesional për të vlerësuar nësë është siguruar evidencë auditimi e mjaftueshme dhe e përshtatshme, në mënyrë për të siguruar siguri të arsyeshme që pasqyrat financiare janë të lira nga anomalitë materiale. Përgjatë rrjedhës së auditimit, ai konsideron nëse duhet të rishikojë natyrën, kohën ose shtrirjen e procedurave të planifikuara të auditmit, bazuar në evidencën e siguruar:

Në kontekstin e Entiteteve të Vogla dhe të Mesme, skedulet lidhëse sigurojnë një lidhje esenciale midis pasqyrave financiare të audituara dhe procedurave të auditimit të kryera.

Për të kryer këto procedura auditimi, audituesi pajiset me teknika auditimi të ndryshme, përfshirë:
- Konfirmimet e jashtme:

Për të kryer këto procedura auditimi, audituesi pajiset me teknika auditimi të ndryshme, përfshirë:
- Konfirmimet e jashtme:

Identifikimi dhe vlerësimi i rreziqeve të anomalisë materiale & Planifikimi i auditimit
Gjatë kësaj faze, audituesi siguron një kuptim të entitetit, përfshirë kontrollin e brendshëm të entitetit, për të identifikuar dhe vlerësuar rreziqet e anomalisë materiale në pasqyrat financiare (e përbërë nga dy komponentë: rreziku i vetvetishëm dhe rreziku i kontrollit). Si hap i parë, audituesi kryen analizën në një nivel të përgjithshëm të pasqyrave financiare, më pas në nivelin e ciklit të auditimit për ato cikle që konsiderohen si materiale. Më tej, në fazën e planifikimit të auditimit dhe përgjatë auditimit, audituesi konsideron mundësinë që një mashtrim mund të ekzistojë dhe rrezikun e aftësisë së entitetit për të vazhduar në vijimësi. Për këto qëllime, ai shpjegon dhe dokumenton këto konsiderata brenda entitetit në mënyrë për të krijuar planin e auditimit.Kuptimi i kërkuar për të vlerësuar rrezikun e vetvetishëm përfshin:
- Industrinë e entitetit, mjedisi rregullator dhe faktorë të tjerë të jashtëm,
- Natyra e entitetit (operacionet, pronësia, struktura qeverisëse, llojet e investimeve, mënyrën e strukturimit të entitetit dhe si është financuar),
- Përzgjedhja e entitetit dhe aplikimi i politikave kontabël,
- Objektivat dhe strategjitë e entitetit, dhe rreziqet e biznesit që mund të rezultojnë në rreziqe të anomalisë materiale,
- Matja dhe rishikimi i performancës financiare të entitetit.
Kuptimi i kërkuar për të vlerësuar rrezikun e kontrollit mbulon kontrollet e brendshme të rëndësishme për auditimin. Për cdo pohim për cdo klasë transaksioni, cdo tepricë llogarie dhe cdo shënim shpjegues në pasqyrat financiare, nëse konsiderohet si materiale,
-
audituesi:
- Identifikon anomalitë materiale të mundshme,
- Kërkon për kontrolle të entitetit që mund të parandalojnë ose zbulojnë këto anomali, dhe rrjedhimisht të vlerësojë rrezikun e anomalive materiale.

Mjetet e përshtatshme për identifikimin dhe vlerësimin e rreziqeve për anomalitë materiale në pasqyrat financiare dhe planifikimin e auditimit në këtë hap janë si në vijim. Një rishikim analitik paraprak i përdorur si një procedurë për të vlerësuar rreziqet i mundëson audituesit të identifikojë transaksione ose ngjarje të pazakonta, shuma ose trende që mund të shfaqin rreziqe të anomalisë materiale ose cështje që kanë efekt mbi auditimin

Për të dokumentuar vlerësimin e rreziqeve të anomalisë materiale në një nivel të përgjithshëm të pasqyrave financire, identifikimin e cikleve materiale dhe llogarive, vlerësimin e sjelljes dhe etikës së drejtimit, dhe inpaktin e rreziqeve të indentifikuara mbi mënyrën e auditmit, audituesi pajiset me një mjet të strukturuar të quajtur «Strategjia e përgjithshme dhe plani i auditimit ». Është një mjet shumë-vjecar për të përditësuar pranimin e angazhimit, dhe të plotësohet në lidhje me matricën e analizës së rrezikut të anomalive materiale për cikël dhe për pohim

Për të vënë në praktikë konceptin e materialitetit në mënyrë të përshtatshme gjatë planifikimit dhe kryerjes së auditimit, audituesi dokumenton materialitetin dhe performancën e materialitetit të adoptuar për auditimin

Matrica e analizës së rrezikut kryhet në hapa të njëpasnjëshme duke transferuar automatikisht rezultatet përgjatë progresit të analizës: vlerësimi i rreziqeve të vetvetishme, vlerësimi i kontrollit të brendshëm dhe testet e kontrolleve, përmbledhje e vlerësimit të rreziqeve të anomalive materiale, dizajnimi i procedurave thelbësore për t’u kryer, dhe në fund, programin e auditimit që siguron lidhjen midis anomalive materiale të identifikuara për pohim dhe procedurave të planifikuara të auditmit. Shembuj ilustrues jepen në kutitë hyrëse për cdo hap: rreziqet e vetvetishme, kontrolli brendshëm, procedurat thelbesore. Këto shëmbuj duhet të përshtaten dhe plotësohen në përputhje me tiparet dhe karakteristikat e angazhimit të auditimit

Për të menaxhuar angazhimin në mënyrën më të mirë të mundshme, dhe për të konfirmuar vlerësimin fillestar, audituesi planifikon punën e auditimit, planifikon natyrën dhe shtrirjen e burimeve të nevojshme për të kryer angazhimin dhe për të monitorouar kohën:

Për të ndihmuar në dokumentimin e testeve të kontrolleve, fletët e përshtatura të punës i jepen audituesit:

Në fund të fazës së identifikimit dhe vlerësimit të anomalive materiale, audituesi takohet me drejtimin e entitetit per të paraqitur analizën e rrezikut, per t’i informuar mbi pikat e forta dhe mangësitë e kontrolleve të brendshme dhe për të paraqitur rekomandimet e tij. Raporti në vijim, e destinuar për drejtimin e entitetit, e bën më të lehtë për të drejtuar mbledhjen:

Pranimi i angazhimit

Përpara pranimit të një angazhimi auditimi, audituesi vlerëson nësë mund të kryejë angazhimin, në pajtueshmëri me ligjet dhe rregullat, Kodin e Etikës për Profesionistët Kontabël, Standardet Ndërkombëtare të Kontrollit të Cilësisë (ISCQ1) dhe Standardet Ndërkombëtare të Auditimit (SNA). Në kontekstin e Entiteteve të Vogla dhe të Mesme, plotësimi i një pyetësori të shkurtër lehtëson identifikimin e fushave kryesore të rrezikut që do të vinin në pikëpyetje pranimin e angazhimit:

Përpara pranimit të angazhimit, audituesi takohet me drejtimin e entitetit. Pas këtij takimi, ai përgatit një propozim për shërbimet e auditimit për të dokumentuar cështjet e diskutuara. Ky propozim është vecanërisht i dobishme për drejtimin për nisjen e ftesës për tender.

Pasi vendimi për pranimin është marrë dhe dokumentuar, audituesi vëzhgon një numër procedurash: - me audituesin e mëparshëm, duke kërkuar detaje mbi përfundimin e angazhimit të tij dhe pengesave të hasura, nëse ka, gjatë kryerjes së angazhimit të tij:

me klientin, duke specifikuar kushtet e angazhimit (objektivi dhe qëllimi i auditimit të pasqyrave financiare, përgjegjësitë e audituesit, përgjegjësitë e drejtimit, identifikimi i kuadrit të zbatueshëm të raportimit i përdorur në përgatitjen e pasqyrave financiare, forma dhe përmbajtja e pritur e raportit të audituesit, tarifat,…)
